Fillimi LajmeRrëzohet një helikopter turk në Siri, dy ushtarë dëshmorë

Rrëzohet një helikopter turk në Siri, dy ushtarë dëshmorë

nga Shekulli Agency

Së paku dy ushtarë turq kanë rënë dëshmorë pasi u rrëzua një helikopter turk gjatë operacionit “Dega e Ullirit”, në veri të Sirisë, transmeton (AA).

Ky informacion u konfirmua nga Shtatmadhoria e Ushtrisë së Turqisë, në njoftimin e së cilës theksohet se sot gjatë operacionit në rajonin e qytetit sirian Afrin, është rrëzuar një helikopter turk.

Po ashtu konfirmohet se kanë rënë dëshmorë dy ushtarë turq.

“Lidhur me rastin është ngritur hetim. Thellë jemi të prekur nga lajmi i vdekjes së ushtarëve tanë. Familjes së të ndjerëve, të gjithë pjesëtarëve të forcave të armatosura dhe mbarë popullit turk u shprehim ngushëllime”, theksohet në njoftim.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies