Fillimi LajmeRevoltohen ekstremistët katolikë të Mirditës, sulmojn hidrocentralin e ndërtuar nga turqit

Revoltohen ekstremistët katolikë të Mirditës, sulmojn hidrocentralin e ndërtuar nga turqit

nga Shekulli Agency

Vendosja e flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë-Mollës në Mirditë ka revoltuar me dhjetëra esktremistë katolik, të cilët janë ngritur në protestë në ditën e fundit të vitit dhe kane protestuar kundër ndërtuesëve te hidrocentralit.

Urrejtja etnike dhe fetare kundër ndertuesëve turq është nxitur nga gazetari ekstremist Leon Molla i cili fshihet ne France. Muaj me parë, Leon Molla ka premtuar edhe para për vrasjen apo rrahjen e gazetarëve dhe historianeve shqiptarë në Tiranë.

Ekstremistët katolikë te cilët i janë pergjigjur thirrjeve të Leon Mollës kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje. Protestuesit jane radikalë katolikë te cilët i janë bindur apeleve ekstremiste të Leon Mollës i cili Mirditën e paraqet si republikë të fashistëve të Dom Loro Cakes dhe Gjon Marka Gjonit. Ekstremistët kanë arritur te shkaterrojnë flamurin turk, të hedhin sllogane anti-turke dhe anti-muslimane të cilat janë të dënueshme penalisht sipas kodit penal pasi nxisin urrejtje kombëtare dhe fetare.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies