
Ish kryetari i komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski nuk erdhi në seancën për rastin TNT për shkak se është sulmuar fizikisht, ka pohuar avokati i tij.
Ai ka treguar edhe fotografi në të cilat shihet se Trajkovski ka mavijosje në pjesën e fytyrës.
Gjykatësi Ognen Stavervski mëngjesin e sotëm është paraqitur tek mjeku në Qendrën urgjente ku është njoftuar se Trajkovski është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rrugës për në shtëpi.
Gjykatësi dha afat prej një orë që Trajkovski të paraqitet në seancë ose do të sjellet me polici.
Nëse rasti TNT nuk përfundon nesër atëherë do të kthehet nga fillimi për shkak përfundimit të mandatit të një nga gjykatësve porotë.
Tv Alfa