Fillimi LajmePresidenti ukrainas Zelenskyy dekoron kreun e kompanisë turke Baykar

Presidenti ukrainas Zelenskyy dekoron kreun e kompanisë turke Baykar

nga Shekulli Agency

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e ka dekoruar Haluk Bayraktarin, shefin ekzekutiv të kompanisë kryesore turke të industrisë së mbrojtjes Baykar, me Urdhrin shtetëror për merita të klasit të parë.

Zyra e Presidentit të Ukrainës njoftoi se Zelenskyy priti Bayraktarin dhe i dha Urdhrin për merita të klasit të parë.

“Pjesëmarrësit e takimit u fokusuan në bashkëpunimin e mëtejshëm të Ukrainës me kompaninë Baykar për forcimin e aftësive mbrojtëse të forcave të armatosura ukrainase”, njoftoi zyra e Zelenskyy-t.

Zelenskyy dhe Bayraktar diskutuan gjithashtu detajet e ndërtimit të fabrikës Baykar në Ukrainë dhe prodhimin e mallrave të reja duke përdorur pjesë ukrainase.

Ai falënderoi gjithashtu Türkiye-n për mbështetjen e saj në mes të luftës ruso-ukrainase.

Takimin e ka konfirmuar edhe Bayraktar në Twitter, duke shpërndarë një foto me medaljen.

“Dëshiroj të falënderoj z.president për këtë mirënjohje të vlefshme. Unë do të vazhdoj të mbroj një botë ku do të mbizotërojë paqja dhe drejtësia”, tha ai.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies