Fillimi LajmePresidenti i Turqisë, Erdogan pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Presidenti i Turqisë, Erdogan pret në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

nga Shekulli Agency

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, priti në një takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Erdoğan, filloi takimet dypalëshe pas hapjes së Forumit Diplomatik në Antalya (ADF) i cili mbahet në Qendrën e Kongreseve NEST dhe në të cilin Anadolu Agency (AA) është partneri global i komunikimit.

Në hotelin ku është akomoduar, Erdoğan priti fillimisht kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat dhe zgjati 1 orë.

Në takim të pranishëm ishin edhe zv.presidenti i Turqisë Fuat Oktay, kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, zëdhënësi presidencial, İbrahim Kalın dhe zëdhënësi i AK Partisë, Ömer Çelik.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies