Fillimi LajmePresidenti Erdogan takon homologun e tij hungarez në Budapest

Presidenti Erdogan takon homologun e tij hungarez në Budapest

nga Shekulli Agency

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Hungari, është pritur në një takim në kryeqytetin Budapest nga homologu i tij, Janos Ader.

Presidenti Erdogan, i cili qëndron në Hungari për të marrë pjesë në takimin e katërt të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Hungari, takoi presidentin Ader në pallatin Sandor.

Presidenti turk do të bashkë-kryesojë takimin me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Në kuadër të takimit, Turqia dhe Hungaria do të nënshkruajnë disa marrëveshje për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.

Sot më vonë, Erdogan po ashtu në Budapest do të vizitojë varrin e dervishit osman të shekullit të 16-të, Gül Baba, si dhe ekspozitën e miniaturave të Harkut Turk të Epokës Osmane.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies