Rama i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës ka kryer një takim me Presidentit të Turqisë
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, është takuar sot në Stamboll me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Rama i cili ndodhet në Stamboll për të marrë pjesë në Kongresin Botëror të Naftës ka kryer një takim me Presidentit të Turqisë.
Mësohet se takimi i zhvilluar në rezidencën Huber në Tarabya ka zgjatur afërsisht 1 orë e 10 minuta.
“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës. Sot takim në rezidencën e Presidentit Erdogan, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Rama në profilin e tij në rrjetet sociale.