Autoritetet përkatëse të Polonisë kanë refuzuar duke i trajtuar si të pajustifikuar kërkesat për azil të paraqitura nga anëtarët e organizatës terroriste FETO, të cilët janë arratisur nga Turqia, pas tentimit të dështuar të grusht shtetit të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Departamentit për çështjet e të huajve, të paktën 54 shtetas turq kanë kërkuar azil në Poloni pas tentimit të dështuar të grusht shtetit më 15 korrik të vitit të kaluar të organizatës terroriste FETO.
Të arratisurit aplikacionet i justifikojnë nën pretendimet për praninë e kërcënimit dhe frikës për jetë në rast të kthimit në Turqi.
Departamenti polak në Varshavë ka deklaruar se deri më tani janë refuzuar aplikimet e 16 kërkuesve dhe rastet tjera janë në procedurë.
Të paktën 13 prej këtyre 16 personave janë larguar nga Polonia dhe kanë shkuar në vende të treta.
Portali polak “Onet” shkruan se aplikantët për azil nuk arritën të dëshmonin se jeta e tyre do të ishte në rrezik në rast të kthimit në Turqi.
Zëdhënësi i Departamentit për çështjet e të huajve, Jakup Dudziak, deklaroi se gjendja ekonomike është arsyeja e vërtetë e aplikimit të azilkërkuesve.