Fillimi LajmePolicia turke arreston 4 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Policia turke arreston 4 të dyshuar për lidhje me FETO-n

nga Shekulli Agency

Policia në Turqi arrestoi katër persona për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas tentimit të grusht shtetit të mposhtur të vitit 2016, theksuan sot burime të sigurisë, raporton (AA). 

Arrestimet ndodhën pasi prokurorët në provincën qendrore Konya lëshuan urdhër arreste për 10 të dyshuar, përfshirë tre ushtarë në detyrë, për komunikim me anëtarët e lartë të FETO përmes telefonit. 

Ekipet policore për antiterrorizëm zhvilluan operacione paralele në pesë provinca dhe arrestuan katër të dyshuar.

Policia vazhdon kërkimin për të dyshuarit e mbetur.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016, i cili la 251 njerëz të martirizuar dhe gati 2.200 të plagosur.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies