Fillimi LajmePolicia del me detaje për incidentin e armatosur në Tetovë

Policia del me detaje për incidentin e armatosur në Tetovë

nga Shekulli Agency

Policia ka dalë me detaje në lidhje me incidentin e armatosur që ndodhi mbrëmë në Tetovë mes dy grupeve të rinjsh, ku u plagosën disa persona.

“Mbrëmë pas mesnatës në klubin “Bar Code” në rrugën “Dervish Cara” në qendër të Tetovës ka ndodhur një incident, ku kanë mbetur të lënduar disa persona, kurse njëri është plagosur me armë zjarri. Sulmuesi është arrestuar dhe do të akuzohet për tentim vrasjeje.

Zënka ka ndodhur në mes personave I.A (40 vjeç) dhe M.A (35 vjeç) pjesëtar i sigurimit të kafesë ku ka ndodhur incidenti. Të dy janë zënë verbalisht pastaj fizikisht dhe kjo ka përfunduar me të shtëna nga I.A.

Dy plumba të krisur, një në ajër dhe një në trupin e M.A. M.A është dërguar në spital dhe pas intervenimit të mjekëve, është lëshuar për shërim shtëpiak”, thuhet në njoftimin e MPBS-së.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies