Fillimi LajmePërmes një operacioni nga MIT, neutralizohet anëtarja e lartë e PKK-së

Përmes një operacioni nga MIT, neutralizohet anëtarja e lartë e PKK-së

nga Shekulli Agency

Një anëtare e lartë e organizatës terroriste PKK është neutralizuar në një operacion ndërkufitar të kryer nga Agjencia Kombëtare e Inteligjencës e Turqisë (MIT) në Irakun verior.

Bëhet fjalë për Galya Bekir, e cila përdorte emrin e koduar Berivan Sarya, dhe ishte një nga drejtueset e organizatës terroriste, tha një zyrtar në kushte anonimiteti.

Zyrtari tha se terroristja është neutralizuar më 15 prill pranë malit Karakocak në Irakun verior.

Siç thuhet, terroristja u bashkua me PKK-në në vitin 2002 dhe ishte pjesë e akteve terroriste në Irak dhe Siri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies