Fillimi LajmePërkundër marrëveshjes, YPG/PKK kryen sulme me snajperë

Përkundër marrëveshjes, YPG/PKK kryen sulme me snajperë

nga Shekulli Agency

Organizata terroriste YPG/PKK sulmoi pjesëtarët e Ushtrisë Kombëtare Siriane (SNA) në qytetin kufitar sirian Ras al-Ayn, përkundër marrëveshjes midis Turqisë dhe SHBA-së.

Terroristët shënjestruan ushtarët e SNA-së pavarësisht marrëveshjes Turqi-SHBA të arritur të enjten për pauzimin e operacionit “Burimi i Paqes” për tërheqjen e terroristëve nga zona e sigurt e planifikuar brenda 120 orësh.

YPG/PKK sulmoi ushtarët e SNA-së me snajperë dhe plagosi tre prej tyre.

Ushtarët e plagosur u sollën në rrethin Akçakale të provincës Şanlıurfa të Turqisë për trajtim.

Terroristët e YPG/PKK kryen 14 sulme në 36 orët e fundit, ndërsa Forcat e Armatosura të Turqisë kanë zbatuar plotësisht marrëveshjen për krijimin e zonës së sigurt, tha më herët Ministria turke e Mbrojtjes.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies