Fillimi LajmePër nder të viktimave të gjenocidit, qindra motoçiklistë nga Sarajeva nisen për në Potoçari

Për nder të viktimave të gjenocidit, qindra motoçiklistë nga Sarajeva nisen për në Potoçari

nga Shekulli Agency

Qindra motoçiklistë u nisën sot nga Sarajeva për në Potoçari, ku do të marrin pjesë në përkujtimin dhe varrimin e viktimave të gjenocidit në Srebrenicës më 11 korrik, raporton (AA).

Midis pjesëmarrësve në Maratonën Ndërkombëtare të Motorëve-Srebrenica, e cila po mbahet këtë vit nën moton “Të mos harrohet dhe të mos përsëritet”, janë motoçiklistë nga BeH, vendet e rajonit dhe më gjerë.

Motoçiklistët u nisën nga Ilixha, dhe më pas formuan kolona dhe, të shoqëruar nga policia, bënë një defile nëpër Sarajevë.

Pjesëmarrësit e maratonës së motoçiklistëve u ndalën para Memorialit të fëmijëve të vrarë të Sarajevës së rrethuar dhe pas kësaj ata vazhduan udhëtimin e tyre drejt Qendrës Përkujtimore të Potoçarit.

Eshtrat e 19 viktimave të tjera të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë do të varrosen në varrezat e Qendrës Përkujtimore Potoçari më 11 korrik të këtij viti.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies