Fillimi LajmeParis, angazhohen 2.000 policë në prag të protestës kundër Macron

Paris, angazhohen 2.000 policë në prag të protestës kundër Macron

nga Shekulli Agency

Policia në Paris në masë të madhe është duke u stacionuar, ndërsa aktivistët bëjnë thirrje për qetësi derisa kryeqyteti i Francës bëhet gati për protestat masive për përvjetorin e parë të mandatit presidencial të Emmanuel Macron.

Autoritetet janë zotuar se do të bëjnë gjithçka për të evituar dhunën dhe dëmet që ndodhën në protestat e për 1 Majin.

Nga gjykata të shtunën njoftuan se për shkak të trazirave të Një Majit akuzohen shtatë persona, të cilët janë parë në mesin e demonstruesve se si djegin automobila dhe shkatërrojnë restorantin e McDonalds’s-it dhe dyqane tjera.

Prandaj autoritetet e qytetit të Parisit urdhëruan që për sigurinë në protestat e sotme të angazhohen 2.000 policë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies