Fillimi LajmePalestina akuzon Pompeon për antisemitizëm

Palestina akuzon Pompeon për antisemitizëm

nga Shekulli Agency

Ministria e Jashtme palestineze akuzoi sot sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, për anti-semitizëm.

Në një deklaratë, Ministria kundërshtoi Pompeon për përdorimin e termit hebre “Judea dhe Samaria” në përshkrimin e Bregut Perëndimor dhe mbështetjen e tij për ndërtimin e vendbanimeve hebreje në territorin e okupuar.

“Mohimi i të drejtës palestineze për këtë tokë është vetë antisemitizëm”, tha ministria.

Muajin e kaluar, Pompeo tha se vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor nuk do të konsiderohen më si të paligjshme.

Ligji ndërkombëtar i sheh Bregun Perëndimor edhe Kudsin Lindor si territore të okupuara dhe i konsideron si të paligjshme të gjitha aktivitetet për ndërtimin e vendbanimeve izraelite.

Kjo kryesisht bazohet në Konventën e Katërt të Gjenevës, e cila në vitin 1949 përcaktoi se një fuqi okupuese nuk mund të transferojë popullsinë e saj civile në territoret nën kontrollin e saj.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies