Fillimi LajmeOrganizata terroriste-YPG/PKK gjuan drejt fëmijëve në Jarabulus

Organizata terroriste-YPG/PKK gjuan drejt fëmijëve në Jarabulus

nga Shekulli Agency

Tre fëmijë janë plagosur si pasojë e një sulmi me mortajë në qytetin Jarabulus në veri të Sirisë nga ana e organizatës terroriste YPG/PKK.

Terroristët kanë gjuajtur në drejtim të civilëve në Jarabulus, qytet i pastruar më herët nga terroristët përmes operacionit të ushtrisë turke “Mburoja e Eufratit”, nga qyteti Ain al-Arab (Kobani) në kufirin midis Sirisë dhe Turqisë.

Predhat e mortajës kanë rënë pas mesnate në një kamp ku strehoheshin civilë, duke shkaktuar plagosjen e tre fëmijëve.

Fëmijët e plagosur janë dërguar me ambulanca për trajtim në spital.

Ndryshe, organizata terroriste YPG/PKK edhe më herët ka ndërmarrë sulme në zonat e banuara në rajonin e çliruar përmes operacionit “Mburoja e Eufratit”, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje në mesin e civilëve.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies