Fillimi LajmeOrganizata terroriste FETO, kërcënim për të gjithë

Organizata terroriste FETO, kërcënim për të gjithë

nga Shekulli Agency

Krerët e Organizatës Terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit në vitin 2016 në Turqi, janë po aq kërcënim për njerëzimin sikur edhe për Turqinë, tha zëdhënësi i partisë në pushtet, Ömer Çelik.

“Krerët e FETO-s janë armik i njerëzimit dhe armik i Turqisë, ashtu si (terroristët) e PKK-së”, deklaroi zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Ömer Çelik në Twitter, duke iu referuar grupit që qëndron pas rreth 40 mijë jetëve të humbura gjatë 35 viteve të fundit.

“Sulmet e tyre kundër presidentit tonë (Recep Tayyip Erdoğan) janë sepse ata janë armiqësorë ndaj kombit tonë”, tha Çelik.

Vërejtjet e Çelik ishin reagim të një fushate shpifëse në reklamat e FETO-s kundër Turqisë të shfaqura kohët e fundit në Times Square të New York City, të cilat u hoqën pas një reagimi të ashpër nga komuniteti turk.

“Ky rrjet tradhtar (FETO) shtoi një faqe të re në tradhtitë e saj duke synuar presidentin tonë me reklama fyese në New York të quajtur ‘Stop Erdoğan'”, tha Çelik.

Duke theksuar se grupi nuk mund të ndalojë Turqinë ose presidentin e saj, të cilin e sheh si pengesën më të madhe për planet e saj tradhtare, ai tha se kombi turk mbështet presidentin e tij.

Nën drejtimin e Erdoğan-it, “lufta kundër këtij rrjeti terrorist dhe tradhtar do të vazhdojë deri në fund”, tha Çelik.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gülen orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016 në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Ankaraja gjithashtu akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, përfshirë ushtrinë, policinë dhe gjyqësorin.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies