Fillimi LajmeOperacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 932 terroristë

Operacioni “Dega e Ullirit”, neutralizohen 932 terroristë

nga Shekulli Agency

Që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” i nisur në Afrin të Sirisë nga Forcat e Armatosura Turke (TSK), janë neutralizuar 932 terroristë.

Sipas një njoftimi nga Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë rikujtohet se operacioni “Dega e Ullirit”, ka nisur më 20 janar 2018 nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) për ofrimin e sigurisë dhe stabilitetit në kufijtë dhe në rajon, për të neutralizuar terroristët që i përkasin PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it në rajonin Afrin në pjesën veriperëndimore të Sirisë si dhe për të shpëtuar nga shtypja dhe persekutimi popullin mik dhe vëllazëror të rajonit.

Më tej thuhet se në operacionet e kryera nga Forcat Ajrore Turke janë shkatërruar 5 objektiva të cilat përdoreshin si strehimore, pozicione, depo të armëve dhe pika të armatimeve që u përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH-it.

Sipas informacioneve të marra nga rajoni bëhet e ditur se avionët pjesëmarrës në operacion janë kthyer të sigurtë në bazë dhe se në kuadër të operacionit janë neutralizuar 35 anëtarë që i përkasin organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG-së dhe DEASH.

Theksohet ndër të tjera se operacioni po zhvillohet në kuadër të së drejtës së Turqisë bazuar në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes legjitime sipas kartës së OKB-së dhe duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Po ashtu thuhet se në objektiv po merren vetëm strehimoret, pozicionet, depot e armëve dhe pajisjet e terroristëve, duke u treguar çdo kujdes dhe ndjeshmëri që të mos dëmtohen civilët dhe personat e pafajshëm.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies