Fillimi LajmeOperacion kundër lojërave të fatit në Shqipëri, 115 persona të arrestuar

Operacion kundër lojërave të fatit në Shqipëri, 115 persona të arrestuar

nga Shekulli Agency

Në një operacion policor kundër lojërave të fatit në disa qytete të Shqipërisë janë arrestuar dhjetëra persona, transmeton AA.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shqipërisë, Ardi Veliu, tha se gjatë operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, janë arrestuar në flagrancë 115 persona, 24 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.

Veliu tha se pas një pune hetimore që ka zgjatur 7 muaj, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lojërave të fatit, Policia e Shqipërisë ka finalizuar një operacion masiv në shkallë vendi.

“Duke aplikuar format dhe metodat speciale të hetimit, u arrit të dokumentohej aktiviteti kriminal në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Lezhë e Shkodër. Në Tiranë dhe në qarqe u ushtruan 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale”, deklaroi drejtori i Policisë së Shqipërisë.

Gjatë operacionit janë sekuestruar sipas policisë, shuma të mëdha parash, kompjuterë të lojërave të fatit, armë zjarri, dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit që janë të ndaluara me ligj.

Kujtojmë se në fillim të vitit të kaluar në Shqipëri filluan të zbatohen ndryshimet ligjore për ndalimin e lojërave të fatit në vend.

Kategoritë “baste sportive”, “baste për garat në pistë” dhe “lojërat elektronike në distancë” nga shoqëri vendase apo të huaja si veprimtari janë të ndaluara në Shqipëri.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies