Fillimi LajmeO. J. Simpson pas 9 vitesh lirohet nga burgu

O. J. Simpson pas 9 vitesh lirohet nga burgu

nga Shekulli Agency

Ish-lojtari i futbollit amerikan O.J Simpson është liruar përkohësisht pasi vuajti nëntë vite burg për shkak të një grabitje me armë, konfirmuan nga burgu në Carson City, në shtetin federal amerikan Nevada.

Shtatëdhjetë vjeçari gjatë pesë viteve të ardhshme do të jetë nën vëzhgim dhe do të jetojë në Florida, tha zëdhënësja e burgut.

Simpson në vitin 1995 u lirua për vrasjen e bashkëshortes Nicole Brown Simpson dhe mikut të saj Ronald Golsman gjë që e shokoi opinionin amerikan, por në burg përfundoi 12 vite më vonë për plaçkitje me armë.

Atij në korrik të këtij viti iu aprovua lirimi i përkohshëm. Gjykata vendimin e arsyetoi me atë se Simpson ka respektuar të gjitha rregullat e burgut, se më herët nuk është dënuar dhe nuk paraqet kërcënim minimal të sigurisë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies