27
Qytetarët e kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, janë zgjuar mëngjesin e sotëm nga tronditjet të cilat i shkaktoi një tërmet prej 4.2 ballësh, sipas shkallës së Rihterit i cili është ndjerë në Shkup dhe rrethinë në orën 04 e 08 minuta.
Qendra Sizmologjike Evropiane (QSE), ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ka qenë 13 kilometra në lindje të Shkupit dhe në një thellësi prej dy kilometrash në tokë.