Një dron i ushtrisë izraelite u rrëzua brenda Libanit, njoftoi sot ushtria izraelite.
Në një postim në Twitter, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee tha: “Pak kohë më parë, gjatë një aktiviteti të rregullt, një dron i ushtrisë izraelite u rrëzua brenda territorit libanez si rezultat i një mosfunksionimi teknik”.
“Nuk ka frikë nga rrjedhja e informacionit”, tha ai, pa dhënë detaje të tjera.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga autoritetet libaneze në lidhje me rastin.