Fillimi LajmeNë kufirin e SHBA-ve rreth 2 mijë fëmijë të ndarë nga familjet

Në kufirin e SHBA-ve rreth 2 mijë fëmijë të ndarë nga familjet

nga Shekulli Agency

Përgjatë periudhës 19 prill-31 maj, në kalimet ilegale në kufirin e SHBA-ve rreth 2.000 fëmijë kanë mbetur të detyruar të ndahen nga familjet e tyre, transmeton Anadolu (AA).

Për shkak të zbatueshmërisë “tolerancë zero në kufi” të nisur nga sekretari amerikan i Drejtësisë, Jeff Sessions dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, rreth 2,000 fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre.

Nga të dhënat e Departamentit të Sigurisë së Brendshme, mësohet se në kufirin e SHBA-ve 1.995 fëmijë emigrantë ilegalë kanë mbetur të ndarë nga prindërit e tyre përgjatë periudhës 19 prill-31 maj.

Sipas praktikës së re të administratës Trump, të rriturit që hyjnë në SHBA në mënyrë të paligjshme arrestohen, ndërsa fëmijë dërgohen në shtëpitë e kujdesit që ka përcaktuar Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Sociale.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies