Fillimi LajmeNë Itali arrestohet një prift për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur

Në Itali arrestohet një prift për abuzim seksual ndaj një vajze të mitur

nga Shekulli Agency

Një prift në veri të qytetit Napoli të Italisë u arrestua për abuzim seksual pas denoncimit të një vajze 11-vjeçare.

Sipas lajmeve të medias italiane, ish-prifti i lagjes Trentola Ducenta të Napolit, Don Michele Mottola u arrestua mëngjesin e të premtes pasi një vajzë u ankua për të.

Në lajmin e gazetës “La Repubblica” bëhet e ditur se në arrestimin e Mottolas ka qenë efektiv fakti se vajza 11-vjeçare, që kishte denoncuar ish-priftin i kishte paraqitur prokurorit një regjistrim zanor në dialogun e tyre.  

Gjithashtu bëhet e ditur se pas ankesave të ardhura për priftin Mottola, ai ishte larguar nga detyra nga ana e Peshkopatës Aversa, nga e cila ai varej.

TRT-shqip

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies