Fillimi LajmeNdërron jetë ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

Ndërron jetë ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac

nga Shekulli Agency

Ka ndërruar jetë ish-presidenti i Francës, Jaques Chirac në moshën 86 vjeçare, njoftoi familja e tij.

Sipas deklaratës së familjes, Chirac, i cili ka qenë president i vendit mes viteve 1995 dhe 2007 ka vdekur në shtëpi.

Gjithashtu u bë e ditur se Chirac një kohë të gjatë ka patur probleme shëndetësore.

Chirac jetën politike e filloi në vitin 1965 kur u zgjodh si anëtar i Këshillit të qytetit Sainte-Fereole, ndërsa pas detyrës si deputet ai u bë kryetari i Bashkisë së Parisit në vitin 1977.

Në periudhën e ish-presidentit François Mitterrand ai u emërua kryeministër në vitin 1986.

Chirac fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në vitin 1995 kundër djathtistit ekstrem Jean-Marie Le Pen, ku mbeti në detyrë për 12 vite.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies