Fillimi LajmeMilicitë iraniane fshihen mes civilëve në Siri

Milicitë iraniane fshihen mes civilëve në Siri

nga Shekulli Agency

Milicitë terroriste të mbështetur nga Irani në Siri po fshihen mes civilëve për të shmangur sulmet e mundshme të SHBA-së, mes tensioneve në rritje midis Teheranit dhe Washingtonit pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani, thanë burimet lokale të hënën.

Soleimani, komandanti i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit, Kuds, u vra në një sulm ajror me dron amerikanë pranë aeroportit të Bagdadit të premten.

Burimet i thanë AA-së se milicitë e mbështetura nga Irani në Siri kanë bërë lëvizje të mëdha pas vrasjes së Soleimanit.

“Militantët iranianë në (qytetin lindor) Deir ez-Zor kanë fshehur bazat e tyre dhe pikat e kontrollit ushtarak në qytetet Al-Bukamal dhe Al-Mayadin”, tha një nga burimet.

“Militantët që zbrazën bazat e tyre tani fshihen brenda shtëpive në lagje të banuara”, shtoi burimi.

Ndërkohë, forcat amerikane në Deir ez-Zor raportohet se kanë forcuar masat e sigurisë dhe kanë ngritur pika kontrolli të reja pas vrasjes së Soleimanit.

Vdekja e Soleimanit çoi në një përshkallëzim dramatik në tensionet midis SHBA-së dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të acaruara që kur Trump vendosi në vitin 2018 që të tërheqë njëanshëm Washingtonin nga pakti i marrëveshjes mbi programin bërthamor me Iranin.

Të premten, organi i lartë i sigurisë i Iranit u zotua për “hakmarrje të ashpër” në “kohën e duhur dhe vendin e duhur” për vrasjen e Soleimani.

Pentagoni akuzoi Soleimanin për komplotin e një sulmi në kompleksin e Ambasadës së SHBA-së në Bagdad, dhe se po planifikonte të kryente sulme tjera mbi diplomatët dhe anëtarët e stafit amerikan në Irak dhe rajon.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies