Fillimi LajmeMeta takim me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri

Meta takim me ambasadorin e Turqisë në Shqipëri

nga Shekulli Agency

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Shqipëri, Hidayet Bayraktar.

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Shqipërisë theksohet se Meta gjatë takimit, vlerësoi marrëdhëniet tradicionale dhe të “partneritetit të shkëlqyer mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin për t’i forcuar më tej këto marrëdhënie në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes për të dy vendet dhe popujt.”

Sipas njoftimit, presidenti i Shqipërisë nënvizoi gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve në kuadrin e NATO-s dhe në atë të luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies