Fillimi LajmeMerkel: Lufta për barazi të gruas doemos duhet të vazhdojë

Merkel: Lufta për barazi të gruas doemos duhet të vazhdojë

nga Shekulli Agency

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Ditën Ndërkombëtare të Gruas tha se ndonëse është arritur shumë, lufta për barazi të gruas në Gjermani dhe mbarë botës doemos duhet të vazhdojë.

Merkel, për të cilën konsiderohet si një nga gratë më të fuqishme në botë, sot në një video-mesazh tha se “shumë gra para nesh sakrifikuan dhe luftuan vazhdimisht, që gratë të kenë më shumë të drejta, por ka edhe shumë punë”.

Kancelarja shtoi se ekzistojnë “detyra të reja edhe për burrat”, por nuk hyri në detaje.

“Sot nuk është vetëm një ditë që ne duhet të shikojmë se çfarë është arritur, por edhe dita kur duhet të themi se lufta për të drejta të barabarta të grave vazhdon”, tha Merkel.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies