Fillimi LajmeMerkel: Duhet të punohet ngushtë me Turqinë për çështjen e Afganistanit

Merkel: Duhet të punohet ngushtë me Turqinë për çështjen e Afganistanit

nga Shekulli Agency

Pretendohet se kancelarja gjermane Angela Merkel pas situatës së fundit në Afganistan ka thënë se duhet të punohet ngushtë me Turqinë.

Gazeta “Bild”, në artikullin e saj që e bazon në burimet e partisë së Unionit Kristian Demokrat (CDU) ka shkruar se kancelarja Merkel në lidhjen e saj në takimin e bordit drejtues ka ndarë pikëpamjet lidhur me situatën në Afganistan.

Në artikull është tërhequr vëmendja se Gjermania interesohet për dhënien e mbështetjes në bazë lokale për njerëzit në Afganistan dhe për një valë të mundshme të refugjatëve. Ndërsa në lidhje me këtë pretendohet se Merkel ka theksuar se “Përveç kësaj duhet të punohet ngushtë me Turqinë”.

Kancelarja Merkel ka thënë se vendimi përfundimtar për tërheqjen nga Afganistani është dhënë nga amerikanët dhe se kjo pas tërheqjes së ushtarëve amerikanë ka krijuar efektin domino, theksohet në lajmin në të cilin shtohet se Merkel ka thënë: “Po përjetojmë orë të hidhura, tani duhet të përqendrohemi tek shpëtimi”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies