Në një analizë me titull “Lufta e Karabakut” në “Vedomosti”, një nga gazetat më prestigjioze të Rusisë, përdoren shprehje plot lëvdata për Turqinë.
Në artikull shkruhet se Dronët “Bayraktar TB2” që Turqia përdori me sukses në Siri dhe Libi, sollën fitoren e Azerbajxhanit në Karabak.
“Prestigji i Turqisë është rritur jashtëzakonisht shumë” shkruhet në analizë, e cila bën të ditur se Bakuja fitoi superioritetin ajror me ndihmën e SIHA-ve turke (dronë të armatosur pa pilot) dhe fitoi me lehtësi luftën.