
Pas konfirmimit të dy rasteve të para të koronavirusit në Mal të Zi, të gjitha vendet evropiane mbeten të prekura nga koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19.
Qeveria e Malit të Zi tha se dy gra, të cilat kishin udhëtuar jashtë vendit, ishin infektuar nga koronavirusi.
Në një konferencë për media, kryeministri Dushko Markoviç tha se gjendja shëndetësore e dy pacientëve është e qëndrueshme.
COVID-19 për herë të parë u shfaq në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar dhe që atëherë është përhapur në të paktën 150 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli shpërthimin një pandemi.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila grumbullon numrat e ri të rasteve me koronavirus, nga mbi 190 mijë raste të konfirmuara, numri i vdekjeve aktualisht tejkalon shifrën 7.500, ndërsa më shumë se 80.800 janë shëruar.
Numri aktual i rasteve aktive është mbi 106 mijë, 93 për qind e të cilëve janë në gjendje stabile dhe 7 për qind në gjendje kritike.
Epiqendra e koronavirusit nga OBSH është shpallur në Evropë, pasi fillimisht ishte shpallur në Kinë.