Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot ka biseduar me delegacionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe vlerësoi se bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes është i zhvilluar dhe paraqet pjesën më të mirë të marrëdhënieve të përgjithshme të dy vendeve.
Si shembull të mirë Vuçiç theksoi bashkëpunimin me Gardën Nacionale të Ohajos dhe shtoi se bashkëpunimi që realizohet përmes Programit të partneritetit shtetëror është i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, “ku Serbia sinqerisht është e përkushtuar dhe jep kontribut të gjithanshëm”.
Gjatë bisedimeve është shqyrtuar edhe situata në rajon, ndërsa presidenti serb Vuçiç tha se paqeja dhe stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si dhe përparimi ekonomik i vendit, janë prioritete të politikës së Serbisë, theksohet në njoftimin e kabinetit të presidentit serb.