Marrëveshja rreth donacionit të Ministrisë turke të Shëndetësisë për spitalin që do të ndërtohet në Fier të Shqipërisë dhe furnizimin me materialet që do të përdoren në këtë spital mes Turqisë dhe Shqipërisë, është miratuar dhe publikuar në Gazetën Zyrtare, transmeton (AA).
Me hyrjen në fuqi të “Marrëveshjes rreth donacionit në fushën e shëndetësisë mes Qeverisë së Republikës së Turqisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Turqisë”, pala turke, do të japë donacion spital me 150 shtretër që do të ndërtohen në Fier si dhe pajisjet dhe materialet mjekësore që do të përdoren në këtë spital dhe furnizimin e tij.
Marrëveshja është realizuar me synimin që pala turke të mbështesë fuqizimin e sistemit shëndetësor dhe infrastrukturës shëndetësore të Shqipërisë ndërsa në fazën e tranzicionit të veprimit të spitalit në fjalë personeli shëndetësor nga Turqia do të caktohet me detyrë në Shqipëri dhe Ministria turke e Shëndetësisë do të japë shërbim këshillimor.
