Fillimi LajmeMaqedonia e Veriut raporton 162 raste të reja me COVID-19 dhe 9 vdekje

Maqedonia e Veriut raporton 162 raste të reja me COVID-19 dhe 9 vdekje

nga Shekulli Agency

Në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 162 raste të tjera të konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i rasteve të zbuluara me këtë virus në vend është rritur në 4.057, transmeton (AA).

Ministria e Shëndetësisë e vendit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar nëntë vdekje, duke e çuar në 188 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga ky virus.

Instituti i Shëndetit Publik po ashtu ka regjistruar pesë pacientë të shëruar nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka shkuar në 1.710.

Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 2.159.

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka kryer 778 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa që nga shpërthimi i pandemisë ka kryer gjithsej 43.040 teste.

Kujtojmë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar një konkluzion për të zbatuar kontrolle të intensifikuara dhe monitorim të zonave të prekura, në vend që përsëri të zbatojë orën policore që u propozua nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dje në fjalimin e tij para publikut njoftoi se nuk ka nevojë të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, e cila përfundoi më 13 qershor pasi për herë të parë u shpall më 18 mars për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies