Fillimi Lajme“Macron përfaqësues i mentalitetit kolonialist”

“Macron përfaqësues i mentalitetit kolonialist”

nga Shekulli Agency

Zv/presidenti i Turqisë, Fuat Oktay, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit francez, Emmanuel Macron, duke u quajtur atë “përfaqësues i mentalitetit kolonialist”.

Duke reaguar ndaj presidentit Macron i cili vendosi në objektiv presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan, Oktay në rrjetet sociale me hashtagun “JemiPranëErdoğan” (ErdoğanınYanındayız) shkroi se do të vazhdjnë të jenë dora miqësore për të shtypurit në botë.

“Macron, përfaqësuesi i mentalitetit kolonialist, le të vazhdojë me deklaratat e tij që kalojnë kufijtë. Ne, nën udhëheqjen e presidentit tonë Erdoğan, do të vazhdojmë të jemi dora miqësore që zgjatet për të shtypurit në botë, do të vazhdojmë bashkë me popullin tonë të shkruajmë histori”, shkroi Oktay në twitter.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies