Fillimi LajmeLondër, protestuesit kërkojnë ndërprerjen e shitjes së armëve Izraelit

Londër, protestuesit kërkojnë ndërprerjen e shitjes së armëve Izraelit

nga Shekulli Agency

Mbështetësit pro-palestinezë në Londër, kryeqytetin e Britanisë, mbajtën një protestë kundër shitjes së armëve Izraelit.

Qytetarët e mbledhur zhvilluan marsh protestues kundër Ekspozitës Ndërkombëtare të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pajisjeve (DSEI), e cila u mbajt në Qendrën e Ekspozitave Excel.

Gjithashtu në marshimin protestues morën pjesë dhe hebrenj ortodoksë.

Protestuesit bënë thirrje për t’i dhënë fund shitjes dhe eksportit të armëve në Izrael dhe kërkuan mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të palestinezëve.

Ekspozita Ndërkombëtare e Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pajisjeve (DSEI) do të zgjasë deri më 17 shtator.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies