Fillimi LajmeLideri i Koresë së Veriut premton rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit

Lideri i Koresë së Veriut premton rritjen e kapacitetit ushtarak të vendit

nga Shekulli Agency

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se do të forcojnë edhe më shumë kapacitetin ushtarak të vendit.

Sipas Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut thuhet se Kim ka folur në mbledhjen e përgjithshme të Partisë së Punës në pushtet, ku ai ka theksuar se politika ndërkombëtare dhe mjedisi ushtarak që sa vjen e “destabilizohet” në Gadishullin Korean i drejton ata që të forcojnë mbrojtjen kombëtare.

Kim premtoi rritjen e kapacitetit ushtarak dhe kërkoi që të vazhdohet në mënyrë të fuqishme lufta kundër COVID-19.

Po ashtu Kim vuri theksin se autoritetet duhet t’i japin përparësi çështjes për të mposhtur virusin.

Koreja e Veriut vazhdon të mbajë të mbyllur kufijtë e saj në kuadër të masave kundër COVID-19.

Pretendohet se Koreja e Veriut që ka mbyllur kufijtë e saj mbijeton me ndihmat e ardhura nga Kina.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies