Fillimi LajmeKurti priti në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa dhe koordinatorin e qendrës kulturore

Kurti priti në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa dhe koordinatorin e qendrës kulturore

nga Shekulli Agency

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna, kanë pritur sot në takim Konsullin e Nderit të Kosovës në Bursa të Turqisë​, Fahrettin Gülener, dhe Koordinatorin e Qendrës Kulturore të Kosovës në Bursa, Recep Gündüz.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit të Kosovës, në këtë takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe u shpreh gatishmëria për të rritur nivelin e këtij bashkëpunimi edhe ndërmjet komunave dhe shkollave të ndryshme të të dy shteteve.

“U bisedua për bashkëpunim me qytetin e Bursas, ku jeton komunitet i madh i shqiptarëve, për mundësitë për trajnime dhe aftësim profesional, si dhe për kursin e gjuhës shqipe në Qendrën Kulturore të Kosovës në Bursa”, bëhet e ditur në njoftim për media. Anadolu Agency

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies