Fillimi LajmeKuds, policia izraelite vret një palestinez me aftësi të kufizuara mendore

Kuds, policia izraelite vret një palestinez me aftësi të kufizuara mendore

nga Shekulli Agency

Forcat izraelite qëlluan për vdekje një palestinez me aftësi të kufizuara mendore në Kudsin Lindor të pushtuar të shtunën, sipas mediave izraelite, transmeton AA.

Oficerët e policisë kufitare hapën zjarr ndaj një njeriu në Qytetin e Vjetër të Kudsit pasi dyshuan se ai kishte një armë, raportoi gazeta “Times of Israel”.

Në një deklaratë, policia tha se i riu palestinez po mbante “një objekt të dyshimtë që dukej si një pistoletë” dhe iku kur u dha urdhëri të ndalet.

Sipas mediave izraelite, njeriu, i cili u gjet si i paarmatosur, u qëllua për vdekje gjatë ndjekjes.

Familja e të riut, i cili u identifikua si Iyad Elkhalak, banor i lagjes Wadi Joz të Kudsit Lindor, ishte me aftësi të kufizuara mendore.

Të shtënat erdhën një ditë pasi forcat izraelite vranë një palestinez në Bregun Perëndimor të okupuar, me justifikimin se u përpoq t’i shtypte ata me automjetin e tij. Asnjë izraelit nuk u plagos në këto incidente.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies