Fillimi LajmeKryetari i FJALËS: Qeveri që po e vjedh popullin, opozitë frikacake dhe lakmitare

Kryetari i FJALËS: Qeveri që po e vjedh popullin, opozitë frikacake dhe lakmitare

nga Shekulli Agency

Kryetari i Partisë FJALA dhe ish-Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Gëzim Kelmendi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, iu është drejtuar Qeverisë dhe Opozitës me disa fjalë që godasin premtimet e parealizuara të Qeverisë dhe mosguximin nga Opozita që të reagoj karshi veprimeve të Kryeministrit Haradinaj.

 

Ky është shkrimi i plotë i zotri Kelmendi-t:

Qeveri që po e vjedh popullin, opozitë frikacake dhe lakmitare

Kjo qeveri që u formua pas zgjedhjeve të 11 qershorit, ende nuk ka arritur të realizoj asnjërin nga projektet madhore për popullin dhe shtetin e Kosovës, realizimin e liberalizimit të vizave dhe formimin e ushtrisë së Kosovës.
Kjo ka treguar ” sukses” vetëm duke plotësuar apetitet e saj duke realizuar numër rekord të zëvendësministrave dhe duke ia rritur vetit pagat.
Rritja e pagave të kryeministrit dhe ministrave është vjedhja më e rëndë që i është bërë popullit të Kosovës.
Aq më shumë kreu i qeverisë Ramush Haradinaj në javët e fundit është bërë objekt i përqeshjes nga shumë media ndërkombëtare.
Arsyet ë përqeshjes janë kravatat e tij të grumbulluara para objektit të qeverisësë Kosovës si përgjigje ndaj arsyetimit të tij për dyfishimin e pagës që ia bëri veti ku tregoj se nuk ka para me ble kravata dhe këmisha.
Arsye tjetër janë pushimet e shtrenjta në hotelin luksoz të alpeve Zvicerane.
Këto pushime ishin objekt i mediave zvicerane për faktin se nuk i kanë hije një kryeministri që përfaqëson shtetin e varfër të Kosovës.

Në anën tjetër kemi një opozitë nga VV-ja dhe LDK-ja, opozitë kjo e madhe me numra ( 60 deputet) por e vogël në guxim.
Kjo opozitë nuk po guxon as të i ndihet vendimeve të “çoroditura” të kryeministrit Haradinaj, ose po i pëlqen vendimi për rritjen e pagave sepse shpreson që në të ardhmen ta gëzoj vet këtë vendim duke marrë paga të majme.

Vërtetë populli ka marrë “mësim” nga këto parti dhe këta lider politik të pozitës dhe opozitës.
Shpresojmë që populli do të i dënoj me votën e tyre.

Koha për FJALËN po vjen.

Gëzim Kelmendi

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies