28
Zëdhënësi për shtyp i Kremlinit, Dmitriy Peskov, duke i cilësuar provokime protestat opozitare ku u janë ndaluar 650 persona dhe të cilat u zhvilluan në qytetet Moskë dhe St. Petersburg, tha se forcat e sigurisë kanë kryer detyrën për të vendosur rregullat dhe rendin, raporton (AA).
Në një deklaratë për gazetarët në Moskë, Peksov, pasi ka vënë në dukje se ditën e djeshme në disa qytete janë zhvilluar aktivitete të ndryshme me rastin e Ditës së Rusisë, është shprehur se “Nuk janë përjetuar probleme në tubimet e kryera me leje dhe në përputhje me rregullat. Por në Moskë dhe në disa qytete të tjera ka patur provokime. Forcat e rendit në këto situata kanë kryer detyrën për të vendosur rregullat”.