
Kosova ka mohuar deklaratën e Serbisë në lidhje tërheqjen njohjes nga Gana.
Jetlir Zyberaj, shefi i kabinetit i Ministrit të Jashtëm në largim të Kosovës, Behgjet Pacolli, në një deklaratë për AA tha se, lajmet në lidhje me tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Ganës janë të rrejshme.
“Është lajm i rrejshëm i radhës. Çdo anëtar i OKB-së mbështet dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Shumica e vendeve anëtare të OKB kanë votuar në vitin 2010 rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB që filloi dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Është një propagandë e vazhdueshme dhe një fushatë e ndyrë nga Ivica Dacic që është e kotë të humbesh kohën me të”, tha Zyberaj.
Ai njoftoi se Gana ka një ambasadore të akredituar në Kosovë si dhe një konsull nderi në Kosovë, duke rikujtuar takimin e ministrit Pacolli me Ministren e Punëve të Jashtme të Ganës në OKB në New York.
Ndërkohë në një njoftim të bërë sot nga Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, ishte theksuar se Gana ka tërhequr njohjen e Kosovës dhe në këtë mënyrë është bërë shteti i 16-të, anëtare e Kombeve të Bashkuara që ka bërë këtë.
“Ne jemi njoftuar zyrtarisht se Qeveria e Ganës konsideron se vendimi i saj nga viti 2012 për njohjen e Kosovës ishte i parakohshëm, dhe se njohja dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike përbënin një shkelje të Marrëveshjes së Helsinkit, si dhe një shkelje themelore të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, theksohet në një deklaratë të shkruar nga Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç.
Daçiç po ashtu tha se zgjidhjet e njëanshme nuk janë rruga për paqe dhe stabilizim të mundësive, që Qeveria e Ganës e konfirmoi me këtë vendim, dhe shprehu pritjet e tij që ky vendim të inkurajojë anëtarët e tjerë të OKB të rishqyrtojnë vendimet e tyre dhe të tërheqin njohjen e Kosovës.
“Gana është vendi më i madh që ka tërhequr njohjen e Kosovës deri më tani dhe vendimi i saj është shumë i rëndësishëm ndërkombëtarisht, duke pasur parasysh madhësinë dhe ndikimin politik të këtij vendi. Ne gjithashtu e shohim këtë vendim si një shprehje miqësie me Serbinë, e cila daton nga themelimi i Lëvizjes së të Painkuadruarve, pasi në mesin e themeluesve të Lëvizjes ishin edhe presidentët Tito dhe Nkrumah”, konstatohet në njoftimin.