Fillimi Lajme“Koreja e Veriut nuk heq dorë nga armatimi bërthamor”

“Koreja e Veriut nuk heq dorë nga armatimi bërthamor”

nga Shekulli Agency

Koreja e Veriut thotë se asnjëherë nuk do të heq dorë nga armatimi bërthamor, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre vazhdojnë “shantazhin dhe manovrat ushtarake në pragun e shtëpisë së saj”.

Agjencia e lajmeve koreano-veriore KNCA ka ripërsëritur të shtunën qëndrimin e Phenianit lidhur me këtë çështje, ndërkohë që ka publikuar një tekst lidhur me të gjitha provat e kryera bërthamore këtë vit.

Në shtator të këtij viti, Koreja e Veriut kreu testin më të fuqishëm bërthamor të saj, ndërsa në periudhën korrik-nëntor lançoi tre raketa balistike interkontinentale të cilat ranë në det, duke ngjallur frikën se është shumë pranë zhvillimit të një arsenali bërthamor i cili mund të godas caqe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

KCNA tha se Koreja e Veriut “është një fuqi e pathyeshme e cila nuk mund të nënçmohet dhe as të shkelet mbi të”.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies