Fillimi Lajme“Koreja e Veriut ndërtoi kompleks të ri për prodhimin e armëve bërthamore”

“Koreja e Veriut ndërtoi kompleks të ri për prodhimin e armëve bërthamore”

nga Shekulli Agency

Ekspertët e SHBA-së pretendojnë se autoritetet e Koresë së Veriut kohën e fundit ndërtuan fshehurazi një kompleks të ri në të cilin prodhojnë koka bërthamore, transmeton (AA).

Agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap raporton se ekspertë nga Instituti Meddlebury për Studime Ndërkombëtare kanë zbuluar se kompleksi i sapondërtuar për prodhimin e armëve bërthamore është vendosur në Wollo-ri pranë kryeqytetit të Koresë së Veriut, Phenian.

Ekspertët arritën në përfundimin duke analizuar imazhet satelitore të bëra nga kompania Planet Labs.

Udhëheqësi i ekipit të ekspertëve, Jeffrey Lewis tha se ishte një kompleks i ndërtuar fshehurazi që ka të gjitha tiparet e sigurisë së komplekseve të ngjashme për prodhimin e kokave bërthamore, përfshirë edhe strehimoret nëntokësore.

Duke theksuar se automjetet hyjnë në kompleks në hyrje të pazakonta, Lewis tha se transporti i plotë bëhet duke përdorur kontejnerë të mbyllur.

“Ne kemi analizuar imazhet dhe aktivitetet satelitore në atë vend për një kohë të gjatë. Ka kohë që dihet se zona është pjesë e programit bërthamor të Koresë së Veriut”, tha Lewis.

Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut nuk e komentoi rastin por vetëm tha se po bashkëpunonte me agjencitë e inteligjencës amerikane për të mbledhur informacione shtesë.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies