Fillimi LajmeKoreja e Veriut konfirmon testet për “raketën hipersonike” të zhvilluar së fundmi

Koreja e Veriut konfirmon testet për “raketën hipersonike” të zhvilluar së fundmi

nga Shekulli Agency

Koreja e Veriut konfirmoi se një ditë më parë ka testuar një raketë hipersonike të zhvilluar së fundmi që ka “rëndësi strategjike” në forcimin e aftësive të saj vetëmbrojtëse.

Mediat shtetërore bëjnë të ditur se Akademia e Shkencës së Mbrojtjes testoi raketën hipersonike të tipit Hwasong-8 në Toyang-ri të provincës Jagang në mëngjesin e 28 shtatorit.

Testi u mbikëqyr nga Pak Jong Chon, anëtar i Presidiumit të Byrosë Politike dhe sekretar i komitetit qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, së bashku me zyrtarë kryesorë në fushën e shkencës së mbrojtjes.

“Zhvillimi i raketave hipersonike, një nga pesë detyrat me përparësi kryesore në fushën e armëve strategjike të planit 5-vjeçar për zhvillimin e shkencës së mbrojtjes dhe sistemeve të armëve, është promovuar sipas procesit të zhvillimit të njëpasnjëshëm, shkencor dhe të besueshëm”, thuhet në deklaratën e publikuar nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve.

Në raportim thuhet gjatë lançimit Koreja e Veriut prezantoi ampulën e karburantit të raketave për herë të parë.

Dje, ushtria e Koresë së Jugut tha se Koreja e Veriut lançoi një raketë me rreze të shkurtër në det në brigjet e saj lindore dhe se Seuli dhe inteligjenca e Washington-it “po analizojnë lançimin për informacion shtesë”.

Menjëherë pas veprimit të Koresë së Veriut, zyrtarët e lartë të sigurisë në Seul u takuan për një takim urgjent dhe “shprehën keqardhje” për lëvizjen e Pyongyang-ut.

Tensionet kanë qenë të larta në Gadishullin Korean pasi Pyongyang-u dhe Seuli testuan raketa balistike në vetëm disa orë diferencë në fillim të këtij muaji.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies