Fillimi LajmeKomuna e Drenasit linqon publikisht emrin e Mulla Osmanit dhe Avdyl Mziut si dhe bën presion ndaj mediave

Komuna e Drenasit linqon publikisht emrin e Mulla Osmanit dhe Avdyl Mziut si dhe bën presion ndaj mediave

nga Shekulli Agency

Komuna e Drenasit ka publikuar një reagim ndaj shkrimeve të Mulla Osmanit dhe Avdyl Mziut për vizitën e Zëvendës-kryetarit të Parlamentit Europian në Drenas.

Mulla Osmani dhe Avdyl Mziu kishin reaguar me dy shkrime të ndara ndaj kësaj vizite dhe caktimit të agjendës së Zëvendës-kryetarit të PE-së, Ranier Wieland, duke thënë se kjo vizitë do të duhej të ishte gjithëpërfshirëse dhe jo të bëheshin vizita vetëm tek njëri komunitet fetar.

E për këtë duket se kryetari Lladrovci ka mbetur shumë i hatruar pasi që në një shkrim të publikuar në faqen e Komunës së Drenasit në rrjetin social facebook, ata kanë “shkretuar” ndaj tyre, edhe pse faqja e Komunës i takon Komunës si institucion dhe jo nevojave personale të individëve të caktuar.

Komuna e Drenasit ka bërë haptas presion edhe ndaj Portalit tonë Drenica Sot duke na sygjeruar se me cfarë të merremi dhe se të mos bëjm lajme të llojeve të caktuara.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies