Fillimi LajmeKanada, në xhami lihet një Kur’an i falsifikuar dhe mesazh ofendues

Kanada, në xhami lihet një Kur’an i falsifikuar dhe mesazh ofendues

nga Shekulli Agency

Në xhaminë e Quebec City në Kanada, në të cilën gjatë muajit janar të këtij viti humbën jetën gjashtë persona kur një sulmues i armatosur hapi zjarr gjatë lutjeve të mbrëmjes, është lënë një Kur’an i falsifikuar dhe mesazh ofendues.

David Poitras, zëdhënësi i Quebec City, është shprehur se në pakon e dërguar në adresë të xhamisë, gjendej një Kur’an i falsifikuar dhe një mesazh tejet ofendues.

Ai theksoi se është ngritur hetim lidhur me incidentin, dhe po kërkohen fajtorët. Kryeministri i Quebec-ut, Philippe Couillard, deklaroi se incidenti në fjalë është “tërësisht i papranueshëm dhe neveritës”.

“Doemos duhet të dënojmë veprimet e tilla. Shohim se njerëzit e mbarë botës jetojnë së bashku. Kjo pako është dëshmi e qartë e agresivitetit”, tha Couillard.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies