Fillimi LajmeItali, mbi 33 mijë të vdekur nga COVID-19

Itali, mbi 33 mijë të vdekur nga COVID-19

nga Shekulli Agency

Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Itali ka shkuar në 33.072, me 117 viktima të konfirmuara në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave të fundit të Mbrojtjes Civile të Italisë mbi pandeminë e cila tashmë tre muaj është e pranishme në vend, rastet aktive kanë rënë me 1.976 dhe tani vendi ka 50.966 të infektuar aktivë që presin shërimin.

Ndërkaq, bilanci i përgjithshëm i rasteve me virusin është rritur në 231.139, me 584 të infektuar në 24 orët e kaluara.

Po ashtu, numri i të shëruarve ka arritur në 147.101, pasi në 24 orët e fundit 2.443 pacientë të tjerë e kanë fituar betejën me virusin.

Sot në Itali u kthye shifra treshifrore e viktimave, pasi gjatë tri ditëve të fundit vendi regjistroi bilanc dyshifror.

Italia gjithashtu vazhdoi të regjistrojë rënie në numrin e pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv. Nga 521 pacientë sa ishte dje, bilanci i të infektuarve në këto njësi ka rënë në 505.

Deri më tani, në Itali janë kryer 3.607.251 teste.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies