Kryepeshkopi dhe ish zyrtari i Vatikanit, Carlo Vigano i ka bërë thirrje kreut të Kishës Katolike Papa Françeskut që të japë dorë heqje për shkak të skandaleve seksuale që kanë goditur kohët e fundit kishën.
Në një shkrim prej 11 faqesh dërguar mediave katolike, në prag të vizitës historike të papës në Irlandë, kryepeshkopi Vigano ka shkruar se në vitin 2013 i ka thënë papës se kardinali amerikan Theodor McCarrick ballafaqohet me një numër akuzash për abuzim seksual të klerikëve më të ulët.
McCarrick (88) në maj të këtij viti u bë kardinali i parë katolik në histori që dha dorëheqje për akuza të abuzimit seksual.
Papa Françesku së paku që nga 23 qershori i vitit 2013 e ka ditur se McCarrick ishte një grabitçar i rrënjosur. Ai duhej i pari t’u japë një shembull të mirë kardinalëve dhe kryepeshkopëve që kanë fshehur krimet e McCarrick dhe të japin dorëheqje bashk me të”, ka thënë Vigano, ish ambasadori i Vatikanit në SHBA.
Ish zyrtari i Vatikanit, Vigano sulmoi “rrjetin homoseksual në kishë”, ndërsa fjalën “homoseksual” në shkrim e ka përmendur në 18 raste.