Fillimi LajmeIrani arreston disa anëtarë të rrjetit të spiunazhit të lidhur me Mosadin

Irani arreston disa anëtarë të rrjetit të spiunazhit të lidhur me Mosadin

nga Shekulli Agency

Irani njoftoi se ka zbuluar një rrjet spiunazhi prej 5 personash i lidhur me agjencinë e inteligjencës izraelite Mosad.

Agjencia zyrtare iraniane IRNA, duke cituar Shërbimin Informativ të Drejtorisë së Sigurisë tha se “në vend janë arrestuar disa anëtarë të rrjetit të spiunazhit të lidhur me Mosadin”.

Në deklaratë thuhet se “anëtarët e rrjetit prej 5 anëtarësh morën mbështetje financiare nga Mosadi për të mbledhur të dhëna të kundërzbulimit”.

Mësohet se të arrestuarit janë trajnuar për sabotim në vend si dhe për mbledhjen e të dhënave të kundërzbulimit.

Në operacion u sekuestruan një numër i madh pajisjesh të avancuara të agjentëve të arrestuar si dhe mjete të ndryshme komunikimi.

Irani njoftoi javën e kaluar se ka zbuluar një rrjet spiunësh të lidhur me Mosadin, i cili kishte depërtuar në vend për të kryer sulme terroriste dhe sabotuese.

Mund t'ju pëlqejë gjithashtu

Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqeje, ju pranoni përdorimin e cookies. Nëse nuk pranoni cookies, ju lutemi largohuni nga faqja. Prano Lexo më shumë

Politika e Cookies